Si të gatuajmë kekë të vegjël çokollate

Si të gatuajmë “Kekë të vegjël çokollate” – Receta gatimi për “Kekë të vegjël çokollate”. Për të gatuar kekë të vegjël çokollate veprojmë në këtë mënyrë: Lyejmë disa forma të vogla për kek me vaj misri dhe pastaj i spërkasim me kakao. Përziejmë mirë në një tas miellin bashkë me 200 gr sheqer, kakaon, vajin, 100 ml krem qumështi, vezët, vanilien dhe 100 ml ujë. Shtojmë 1/3 e copave të çokollatës dhe i përziejmë përsëri. E ndajmë brumin nëpër forma dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 20 minuta. Ndërkohë nxehim në një tigan të vogël kremin e mbetur bashkë me sheqerin dhe shkrijmë në të çokollatën duke përzierë vazhdimisht që të krijohet një përzierie homogjene. E kalojmë kremin e çokollatës në një tas dhe e vëmë në frigorifer që të ftohet dhe të mpikset. Nxjerrim kekët nga format dhe i shërbejmë me kremin që përgatitëm.

Përbërësit:
– 300 gr çokollatë e zezë, e thyer në copa sa më të vogla që të mundemi
– 200 gr miell që fryhet vetë
– 250 gr sheqer
– 6 lugë gjelle kakao pluhur + pak për të spërkatur format
– 150 ml vaj misri + pak për të lyer format
– 280 ml krem qumështi
– 2 vezë
– pak pluhur vanilie

kek te vegjel cokollate

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply