Si të gatuajmë “Rosto viçi me qepë” – Receta gatimi për “Rosto viçi me qepë”. Për të gatuar rosto viçi me qepë veprojmë në këtë mënyrë: Thyejmë kokrrat e piperit dhe i përziejmë me rozmarinën, mustardën dhe kripë. Fërkojmë mishin me këtë përzierie. Skuqim qepën në zjarr të ulët deri sa të fillojë të karamelizohet. Shuajmë me verë të bardhë dhe ziejmë deri sa të reduktohet ajo. Shtojmë lëngun e mishit dhe i japim valë. Hedhim qepët në një tepsi dhe vendosim mishin mbi to. Mbulojmë me letër alumini dhe pjekim në furrë, në 180 gradë për rreth 2 orë ose deri sa të bëhet. Heqim mishin nga tepsia dhe kalojmë lëngun e tepsisë në blender. Shërbejmë roston të prerë në feta dhe të shoqëruar me salcën e qepës.
Përbërësit:
– 1 lugë gjelle piper i zi kokërr
– 1 lugë gjelle mustardë
– 1 lugë gjelle rozmarinë e grirë
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 rosto viçi me peshë rreth 2 kg
– rreth 500 gr qepë
– 200 ml verë e bardhë
– 1 lt lëng mishi
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!