Receta gatimi per biskota me çokollatë dhe arra

Si te gatuajme “Biskota me çokollatë dhe arra” – Receta gatimi për “Biskota me çokollatë dhe arra”. Për të gatuar biskota me çokollatë dhe arra veprojmë në këtë mënyrë: Shkrijmë çokollatën në banjo-mari, (dmth në një tenxhere me ujë që zien, vendosim sipër dhe një tenxhere tjetër që brenda ka çokollatën dhe e shkrijmë). Rrahim bashkë gjalpin me vanilien, vezën dhe sheqerin. Shtojmë ¾ e arrave dhe çokollatës, miellin dhe sodën. Hedhim në rrathë me distancë nga njëri tjetri, në një tepsi të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me miell. Vendosim sipër rrathëve arrat dhe çokollatën e mbetur. E pjekim në 180 gradë për rreth 12 minuta.

biskota

Përbërësit:
– 200 gr çokollatë e zezë
– 1 vezë e rrahur
– 100 gr gjalpë
– 50 gr sheqer kane me ngjyrë kaf (në mungesë të tij mund të përdorim sheqer të zakonshëm)
– pak pluhur vanilie
– 100 gr arra të plota
– 100 gr miell
– 1 lugë çaji sodë buke

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply