Receta gatimi per luleshtrydhe limon të ëmbël dhe piper

Si te gatuajme “Luleshtrydhe limon të ëmbël dhe piper ” – Receta gatimi për “Luleshtrydhe limon të ëmbël dhe piper”. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Hedhim në një tigan lëkurën e limonave, lëngun e tyre, 3 lugë gjelle ujë, sheqerin dhe kokrrat e piperit. E nxehim duke i përzier deri sa të shkrijë sheqeri. I japim valë dhe e heqim menjëherë nga zjarri. Shpërndajmë luleshtrydhet në një enë të përshtatshme dhe u hedhim sipër shurupin e nxehtë. E lëmë të ftohet plotësisht dhe pastaj e shërbejmë të shoqëruar me akullore vanile ose stracciatella.

luleshtrydhe

Përbërësit:
– Lëkura e grirë e dy limonave të ëmbël (në mungesë të tyre mund të përdorim limona të zakonshëm)
– 100 gr sheqer
– 5 kokrra të shtypura piperi të zi
– 450 gr luleshtrydhe

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply