Si të gatuajmë “Ëmbëlsirë me bukë të thekur”

embelsire me buke te thekurSi të gatuajmë “Ëmbëlsirë me bukë të thekur” – Receta gatimi për “Ëmbëlsirë me bukë të thekur”. Rreshtojmë bukën e thekur në një tepsi drejtëkëndëshe xhami. Në një tenxhere djegim pak sheqerin, pastaj shtojmë qumësht. Këtë përzierje e hedhim sipër bukës së thekur ndërkohë që është e nxehtë. Në një tenxhere hedhim 750 gr. qumësht, miellin dhe vanilien, e përziejmë derisa të formojmë një masë si muhalebi. E hedhim këtë masë sipër bukës së thekur. Në një ene, tas, përgatisim kremin panna dhe e hedhim në katin e sipërm. (Nqs nuk kemi mund të mos e hedhim) E zbukurojmë me arrë kokosi ose arra. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
* 10-12 feta bukë e thekur
* 2 gota uji sheqer
* 750 gr. qumësht
* 3 lugë gjelle miell
* 2 lugë caji vanilie
* 1 gotë uji qumësht (përvec 750gr.)
* 2 gota ujë
* 1 paketë(150 gr) panna montata pluhur (whipped cream/ krem shanti/ shllag)
* arrë kokosi ose arra

Advertisement

No comments.

Leave a Reply