Si të gatuajmë kek me çokollatë

Si të gatuajmë “Kek me çokollatë” – Receta gatimi për “Kek me çokollatë”. Për të gatuar kekun me çokollatë veprojmë në këtë mënyrë: Copëtojmë çokollatat në një tas. I japim valë kremit të qumështit dhe e hedhim mbi çokollatat. Përziejmë mirë deri sa të shkrihet çokollata dhe të krijohet një përzierje homogjene. E lëmë të ftohet dhe të trashet, por jo të forcohet. Ndërkohë lyejmë me gjalpë dhe spërkasim me miell 2 tepsi me diametër 18 cm, heqim 3 lugë gjelle nga mielli dhe e zëvendësojmë me kakaon. Tresim kafen në qumësht. Përziejmë miellin me vezët, sheqerin, qumështin, gjalpin dhe pluhurin pjekës. Shtrojmë brumin që përgatitëm në dy tepsitë dhe më pas e pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 25 minuta. Heqim nga zjarri dhe i presim në mes horizontalisht. Shpërndajmë kremin e trashë të çokollatës që përgatitëm, mbi fetat e kekut, vendosim fetat mbi njëra tjetrën dhe e shërbejmë.
Përbërësit:
– 175 gr miell që fryhet vetë
– 3 lugë gjelle pluhur kakao
– 1 ligë çaji kafe çasti
– 175 gr gjalpë në temperaturë dhome
– 170 gr sheqer
– 1 lugë çaji pluhur pjekës (baking powder, s’duhet ngatërruar me sodën e bukës – s’është e njëjta gjë)
– 3 vezë
– 2 lugë gjelle qumësht
– 100 gr çokollatë e zezë
– 500 ml krem qumështi
– 500 gr çokollatë me qumësht
kek me cokollate
Ju bëftë mirë nga Sitëgauajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply