Si të gatuajmë kek me mollë dhe rrush të thatë

Si të gatuajmë “Kek me mollë dhe rrush të thatë” – Receta gatimi për “Kek me mollë dhe rrush të thatë”.
Ky kek është i mbushur me shijet e dimrit dhe është shumë i thjeshtë për tu përgatitur. Nxehim furrën në 180 gradë. Lyejmë me gjalp fundin e një tepsie për kek dhe e spërkasim me miell. Përziejmë mirë në një tas gjalpin me sheqerin, miellin, vezët, kanellën, baking powder, dhe mollët. Pasi ti kemi përzierë mirë shtojmë rrushin e thatë dhe përziejmë përsëri, me kujdes. E hedhim përzierien në tëpsi dhe e vëmë të piqet për 50 min-1 orë, ose deri sa nëse ngulim një kunjë dhëmbësh në qendër ajo del e pastër. E lëmë të ftohet dhe e nxjerrim nga tepsia. E dekorojmë sipas dëshirës.

kek me molle dhe rrush te thate

Përbërësit:
– 200gr gjalpë i zbutur
– 200 gr sheqer kaf
– 3 vezë të rrahura
– 200 gr miell që fryhet vetë
– 1 lugë caji kanellë pluhur
– 1 lugë caji tsp baking powder
– 2 mollë të grira në rende
– 300gr rrush I thatë. Ne na pëlqen ai i ziu, i vogli, por mund të përdorni kë të dëshironi

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply