Si të gatuajmë kek me portokalle dhe polenta

Si të gatuajmë “Kek me portokalle dhe polenta” – Receta gatimi për “Kek me portokalle dhe polenta”. Nxehim furrën në 160 gradë. Lyejmë me gjalp dhe spërkasim mirë me miell një tepsi për kek me diameter 20-25 cm. rrahim gjalpin bashkë me sheqerin në mikser deri sa të kemi një përzierie të lehtë dhe si shkumë. Shtojmë vezët një nga një duke përzierë mirë pas çdo veze. Shtojmë miellin, polentën, baking powder, lëngun dhe lëkurën e portokallit dhe përziejmë më kujdes sa më pak që të jetë e mundur, por që gjithësesi materialet të jenë përzierë. E hedhim përzierien në tepsi dhe pjekim në furrë për rreth 45 minuta, ose deri sa kur fusim një kunjë në qendër të tepsisë ajo del e pastër. Për të bërë glazenë, i japim valë në një tigan të vogël lëngut të portokallit bashkë me sheqerin. E lëmë në zjarr të ulët për 4-5 minuta, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim glazenë mbi kek pasi ai të jetë ftohur dhe ta kemi nxjerrë nga tepsia. Shërbejmë të shoqëruar me akullore vanile, ose sipas dëshirës.

kek me portokalle dhe polenta

Përbërësit:
– 250 gr gjalp pa kripë në temperaturë dhome
– 250 gr sheqer
– 4 vezë të mëdha
– 140 gr polenta
– 200 gr miell
– 2 lugë caji baking powder
– Lëkura e 2 portokalleve dhe lengu I njërit.

Për glazenë:
– 100 ml lëng portokalli
– 100 gr sheqer

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply