Si të gatuajmë komposto frutash dimri me mascarpone

Si të gatuajmë “Komposto frutash dimri me mascarpone” – Receta gatimi për “Komposto frutash dimri me mascarpone”.  Hedhim sheqerin bashkë me lëkurën ë limonit dhe vanilien në një tenxhere të vogël me rreth 200 ml ujë. E vëmë të marrë valë duke e përzierë vazhdimisht që të shkrihet sheqeri. Shtojmë gështenjat dhe frutat e tjera të thata. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 10 minuta, deri sa të trashet pak shërbeti. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë në gota bashkë me nga një lugë mascarpone.

komposto frutash

Përbërësit:
– 100 gr sheqer kaf ose në mungësë të tij 80 gr sheqer I zakonshëm
– 3 shirita të gjerë lëkurë portokalli
– Shumë pak pluhur vanilie
– 140 gr gështenja të gatuara (mund të gjeni ne Euromax ose conad)
– 200 gr fruta të thata të përziera (kajsi, qershi, kumbulla, rrush, sipas preferencës suaj)
– Mascarpone ose në mungesë të tij, kos I cilësisë së mirë

Advertisement

No comments.

Leave a Reply