Si të gatuajmë “Kos me fruta”

Si të gatuajmë “Kos me fruta”. Për të përgatitur ëmbëlsirën “Kos me fruta”, veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë frutat dhe i ndajmë në 4 tasa akulloreje. Përziejmë kosin me sheqerin, me lengun e limonit dhe e ndajmë nëpër tasa. Nëse duam e pluhurosim me kanellë, e servirim ose e vendosim në frigorifer për 1-1,5 ore. E pluhurosim me kanellë para se ta servirim. Kjo ishte e gjitha. Ju bëftë mirë!

Kos me fruta

Përbërsit për 4 racione:

– 4 filxhanë caji me fruta të ndryshme të sezonit të prera në rrota , ose në formë kubi si: kivi, mollë, pjeshkë, dardhë, rrush pa fara, kumbulla, nektarina etj.
– 300 gr kos ose kos qeseje
– 2 lugë caji leng limoni
– 2 lugë caji sheqer
– pak kanellë

Advertisement

No comments.

Leave a Reply