Si të gatuajmë mafishe

Si të gatuajmë “Mafishe” – Receta gatimi për “Mafishe”. Për të gatuar mafishe veprojmë në këtë mënyrë: Shtrojmë 2 tepsi me letër furre. Rrahim të bardhat e vezëve deri sa të formojnë një shkumë të qëndrueshme. Shtojmë 1 lugë gjelle sheqer dhe rrahim për 4-5 sekonda. Përsërisim procedurën deri sa të kemi përdorur tërë sheqerim e zakonshëm. Shkuma në këtë stad duhet të jetë e trashë dhe ngjitëse. Shtojmë 1/3 e sheqerit phuhur dhe përziejmë lehtë me një shpatull. Përsërisim procedurën dhe 2 herë të tjera. Shkuma në këtë stad duhet të jetë më e lehtë dhe e butë. Vendosim topa shkume në tepsitë e mbuluara me letër duke u kujdesur që topat të kenë largësi të mjaftueshme nga njëri tjetri. Pjekim në furrë në 105 gradë për rreth 2 orë ose deri sa mafishtja të jetë bërë krokante. Mund ta bëjmë me shije dhe ngjyra të ndryshme. Gjithashtu mund t’i shërbejmë sandwich me akullore, krem, etj.

mafishe

Përbërësit:
– 4 vezë të mëdha të ndara
– 115 gr sheqer i zakonshëm
– 115 gr sheqer pluhur

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply