Si të gatuajmë “Pulë e mbushur”

Si të gatuajmë “Pulë të mbushur” – Receta gatimi për “Pulë të mbushur”.  Marrim pulën dhe e cajmë në mes dhe i heqim tgjitha kockat që ka. Më pas shtojmë djathin, erëzat, specat, hudhrën, 2 karrotat e prera fije fije, e mbeshtjellim pulën si tip roleje pastaj e fusim në rrjet. Lyejmë tavën me pak vaj dhe vendosim pulën për tu pjekur në temp 150° per 2 orë. Pasi piqet e marim dhe e presim feta feta. Ju bëftë mirë!

pule e mbushur

Përbërësit:
– 100gr djath kackavall igrirè

– 2 speca të kuq dhe 2 speca jeshil të grirë hollë

– pak piper

– majdanoz

– 3-4 thelpinj hudhër

– 2 karota të grira hollë

– vaj

– fije ose rrjetë guzhine për ta lidhur pulën

Advertisement

No comments.

Leave a Reply