Si të gatuajmë supë karrote pikante

Si të gatuajmë “Supë karrote pikante” – Receta gatimi për “Supë karrote pikante”. Nxehim në një tenxhere me kapak vajin. Zbusim në të qepën bashkë me hudhrën, specin djegës dhe xhinxherin për rreth 6-7 minuta. Shtojmë karrotën, pluhurin curry, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe portokallit. Mbulojmë dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Shtojmë 2/3 e kremit të qumështit dhe lëngun e perimeve. I japim valë dhe e lëmë të gatuhet për 15 minuta të tjera. Shtojmë kripë dhe kalojmë supën në blender. E shpërndajmë në tasa dhe shërbejme të spërkatur me pak krem qumështi sipër.

supe karrote pikante

Përbërësit:
– 2 lugë gjelle vaj luledielli
– 1 qepë e grirë hollë
– 1 thelpi hudhër e grirë hollë
– 1 lugë gjelle xhinxher i freskët i grirë
– 1 spec djegës i grirë
– 1 lugë caji pluhur curry
– 1 kg karrota të qëruara dhe të prera ne kubikë
– lëkura e grirë dhe lëngu i 1 limoni dhe 1 portokalli
– 400 ml krem qumështi
– 700 ml lëng perimesh ose në mungesë të tij ujë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply