Si te gatuajme Supe me oriz dhe bizele

Si te gatuajme Supe me oriz dhe bizele – Riceta gatimiper Supe me oriz dhe bizele

Supa me oriz dhe bizele përbën një pjatë të parë tepër të shijshme dhe të këshillueshme në këto ditë të ftohta dimri. Provojeni duke i shtuar edhe një patate të vogel, apo duke zëvëndësuar proshuten e pjekur me panceta e cila do t’i japë më shumë shije. Gjithashtu në vënd të koncentratës së perimeve mund të përdorni lëng pule bashkë me disa copa mishi në brëndësi. Variantet janë të pafundme, zgjedhja ju takon juve!

Përbërësit për 4 persona

200gr oriz
300gr bizele
1/2 qepë
100gr proshute të pjekur
1 1/2 liter lëng i pregatitur me dy kuba koncentrate perimesh (ose lëng mishi)
2 luge djath kaçkavall të grirë
majdanoz
vaj ulliri
Kaverdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri qepën e grirë holle dhe proshuten e prerë në kubik të vegjël. Kur qepa të jetë bërë transparente, shtojmë bizelet, 2 garuzhde nga lëngu i koncentratës dhe i ziejmë për rreth 20 minuta në zjarr të avashëm. Shtojmë lëngun e mbetur të perimeve dhe kur ky i fundit të ketë marrë valë, hedhim orizin të cilin e gatuajmë derisa të zbutet plotësisht (mund të nevojiten 15-17 minuta). Në perfundim, e spërkasim supen me majdanoz të grirë dhe djathin kaçkavall dhe e servirim menjëherë të ngrohtë në tavolinë.

Ju befte mire nga Sitegatuajme.Net

Advertisement

No comments.

Leave a Reply