Fruta deti te skuqura

Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte teper e thjeshte, elementare, dhe mund te pregatitet nga gjithekush. Gjeja me e rendesishme eshte qe frutat e detit te jene te fresketa! Gjithashtu ju mund te hiqni apo te shtoni fruta deti apo peshq te vegjel sipas deshires suaj.

Perberesit per 4 persona

  • 500gr karkaleca te medhenj (ne pamundesi te tyre, edhe te vegjel)
  • 400gr kallamar te pastruar
  • 200gr miell
  • 100ml uje te gazuar
  • 2 te bardha vezesh
  • 1 luge vaj ulliri
  • kripe
  • vaj luledielli per skuqje

Kalojme nen uje te rrjedhshem kallamaret dhe karkalecat dhe i eleminojme koken dhe zhguallin ketyre te fundit duke hequr me kujdes edhe fijen e holle te zorreve me ndihmen e nje thike me maje. Trupin e kallamareve e presim ne unaza dhe tentakulat i leme te plota ashtu sic jane.

Ne nje tas, rrahim lehtesisht per 2-3 minuta te bardhat e vezeve me pak kripe.

Ne nje ene te thelle, bashkojme miellin me ujin e gazuar dhe vajin e ullirit, shtojme se fundi te bardhat e vezeve te rrahura dhe e perziejme me kujdes perberjen nga poshte lart. Kalojme ne kete perberje nje nga nje frutat e detit dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. Vazhdojme ne kete menyre derisa te kene perfunduar te gjitha frutat e detit.

I vendosim me pas ne nje leter qe ti thithi vajin e tepert, i sperkasim me pak kripe dhe i sherbejme mbi nje pjatance te zbukuruar me sallate jeshile dhe feta limoni. E shoqerojme kete pjate te dyte me fruta deti me nje sallate te fresket te perbere nga sallata jeshile e domate, te rregulluara me kripe e vaj ulliri.

Advertisement

No comments.

Leave a Reply