Kallamare me makarona

Përbërësit:
600 gr kallamarë
400 gr makarona(tubo te shkurtra)
300 gr domate te vogla
2 thelpinj hudhër
4 l. çaji vaj ulliri
1 spec i kuq i freskët,djegës(i vogël)
2 l. Çaji majdanoz i grire, kripe e piper
Gatimi: Pastrojmë e lajme kallamarët. I presim ne rrota te barabarta. Presim ne katërsh domatet. Ne tigan me vaj hedhim hudhrën dhe specin ne copa. Shtojmë kallamarët e i leme për disa minuta. Shtojmë ne tigan domatet e vogël, me pas shtojmë: kripen e piperin dhe i leme 10-15 minuta ne zjarr te ulet. Kur salca te jete pjekur, shtojmë majdanozin. Ne te njëjtën kohe kemi ziere makaronat (al dente)ne ujë me kripe. I kullojmë e i përziejmë me masën e tiganit.

Advertisement

No comments.

Leave a Reply