Si të gatuajmë bërxollë vici me krustë parmigiano e shoqëruar me salcë jeshile italiane

Si të gatuajmë “Bërxollë vici me krustë parmigiano e shoqëruar me salcë jeshile italiane (salsa verde)” – Receta gatimi për “Bërxollë vici me krustë parmigiano e shoqëruar me salcë jeshile italiane (salsa verde)”. Për të bërë salcën jëshile rrahim në një havan hudhrën bashkë me acuket deri sa të formojnë një pastë pak a shumë uniforme (nëse s’kemi havan blender do ta bëjë shumë mirë punën). E hedhim përzierien në një tas dhe shtojmë në të materialet e tjera të salcës. Përziejmë dhe shtojmë vaj ulliri deri sa të arrijë kosistencën që duam. I qërojmë nga dhjami i tepërt bërxollat. Në një pjatë hedhim miellin, në një tjetër vezët dhe në një të tretë bukën e thërrmuar të përzierë me parmigianon. Spërkasim bërxollat nga të dyja anët me kripë dhe I kalojmë me radhë në pjatën e miellit, pastaj në atë me vezë, dhe në fund në pjatën e bukës së thekur. Nxehim vaj ulliri në një tigan dhe skuqim në të bërxollat për rreth 3 minuta nga secila anë. Në qendër, bërxollat duhet të jenë me ngjyrë të lehtë rozë. Shërbejmë mënjëherë të shoqëruara me salcën jeshile.

berxolle vici me salce jeshile

Përbërësit:
– 6 bërxolla vici
– 30 gr miell
– 2 vezë të rrahura
– 50 gr bukë e thekur e therrmuar
– 50 gr parmigiano e grirë (në mungesë të saj mund të përdorim pecorino ose djathë kackavall të vjetëruar)
– Vaj ulliri
– kripë

Për salcën:
– 2 thelpinj hudhër
– 8 fileta acuke
– 2 qepë të vogla të grira hollë
– Lëngu dhe lëkura e grirë e dy limonave
– 3 lugë gjelle capperi të shpëlara mirë në ujë të rrjedhshem
– 1 tufë majdanos e grirë hollë
– 1 tufë borzilok e grirë hollë
– Vaj ulliri, aq sa duhet

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply