Si të gatuajmë “Bombone Rafaello”

Si të gatuajmë “Bombone Rafaello” – Receta gatimi për “Bombone Rafaello”. Në një tenxhere hedhim 2 filxhana uji dhe e lemë  të ziejë. Pasi të ziejë uji e heqim nga zjarri dhe hedhim margarinën dhe sheqerin. I shtojmë qumështin pluhur dhe e përziejmë me mikser, më pas i shtojmë edhe arra kokosi, vaniljen, sheqerin dhe prapë e përziejmë me mikser. Masa duhet të qëndrojë në frigorifer 2 orë dhe pastaj e bëjmë  në toptha ku secilës i vendosim nga një lajthi.

karamele rafaello

Përbërësit:
– 300 gram arra kokosi
– 1/2 kg sheqer
– 400 gram qumësht pluhur
– 250 gram margarin
– 2 bustina sheqer vanilje
– 2 filxhana caji ujë
– lajthia sipas dëshirës

Advertisement

No comments.

Leave a Reply