Si të gatuajmë filetë merluci me bizele dhe domate të vogla

Si të gatuajmë “Filetë merluci me bizele dhe domate të vogla” – Receta gatimi për “Filetë merluci me bizele dhe domate të vogla“. Nxehim furrën në 180 gradë. Vendosim domatet në një tepsi dhe i spërkasim me pak kripë dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. I pjekim në furrë për rreth 5 minuta, ose deri sat ë fillojë tu cahet lëkura. Nderkohë marinojmë filetën me kripë, lekurën e limonit dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. E vendosim në tepsinë e domateve dhe e vendosim në furrë. Pjekim për rreth 10 minuta. Ndërkohë ziejmë bizelet në një tenxherë më ujë të valuar për rreth 4 minuta. I kullojmë dhe i kalojmë në blender bashkë me hudhrën, gjysmat e gjetheve të borzilokut, vajin e ngelur të ullirit, pak kripë, dhe lengun e limonit deri sa të behet një përzierie jo shumë uniforme. Rregullojmë shijen. Vendosim domatet dhe purenë në pjatë. Shërbejmë peshkun mbi to dhe spërkasim me gjethet e ngelura të borzilokut.

filete merluci

Përbërësit:
– 6-7 domate të vogla
– 4 lugë gjelle vaj ulliri
– Një filetë e madhe merluci, ose peshk tjetër (mund t’jua filetojë shitësi i peshkut)
– Lëkura e grirë e 1/2 limoni
– Lëngu I 1/4 limoni
– 150 gr bizele të ngrira të cilësisë së mirë
– 1/2 thelpi hudhër
– 3-4 degë borzilok të cilat i kemi larë dhe i kemi këputur gjethet
– Kripë

Advertisement

No comments.

Leave a Reply