Si të gatuajmë gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma

Si të gatuajmë “Gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma” – Receta gatimi për “Gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma”. Për të gatuar gnocchi me kunguj, mascarpone dhe qepë të njoma veprojmë në këtë mënyrë: Gatuajmë gnocchi-t sipas udhëzimeve të ambalazhit. I kullojmë duke ruajtur pak nga lëngu i tyre dhe i ruajmë për më vonë. Nxehim vajin në një tigan. skuqim në të kungujt dhe specin djegës për rreth 3 minuta. Shtojmë qepët e njoma, lëkurën e limonit, gjysmën e parmigianos dhe gnocchi-t bashkë me ujin që ruajtëm. Rregullojmë shijen për kripë, e ndajmë në dy tava personale dhe e spërkasim me pjesën e ngelur të parmigianos. Pjekim në furrë në 230 gradë deri sa të marrë pak ngjyrë në sipërfaqe.

Gnocchi

Përbërësit:
– 300 gr fresh gnocchi
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 spec djegës
– 1 kungull i prerë në feta të holla
– 4 qepë të njoma të prera hollë
– lëkura e 1 limoni
– 2 lugë gjelle mascarpone
– 50 gr parmigiano
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply