Si të gatuajmë “Kek me fiq, molle dhe arra”

Si të gatuajmë “Kek me fiq, molle dhe arra”. Për të përgatitur këtë lloj ëmbëlsire veprojmë në këtë mënyrë: Për të përgatitur brumin, përziejmë sëbashku miellin, kripën dhe sheqerin. Hedhim fryrësin në miell. Përziejmë sëbashku ujin, vezën, dhe uthullën në një filxhan. Shtojmë përzierjen e vezës në miell dhe përziejmë derisa të njëhësohen. Gjysmën e brumit e bëjmë si top dhe e mbledhim me një qese plastike. E vendosim në frigorifer për një orë. Gjysmën tjetër e vendosim në akull, për ta përdorur një ditë tjetër.

Kek me fiq me moll dhe arra

Mbushja:
– 3 filxhane me fiq të grirë
– 2 mollë të mëdha të qëruara, hequr bëthamen dhe bërë në zara
– ½ filxhan arra të grira
– ½ filxhan sheqer
– 1 lugë caji kanellë
– ¼ filxhan verë Marsala( version I ëmbël)

Vendosim gjithë përbërësit në një tigan të rëndë dhe i skuqim në zjarr të mesëm derisa sheqeri të shkrihet dhe fiqtë të fillojnë të zbuten e të hapen. E heqim nga zjarri tiganin dhe e lëmë të ftohet. Ngrohim stufën në 180 gradë. Ndajmë brumin përgjysëm dhe e rrotullojmë njërën gjysmë në një tepsi, në mënyrë që ta zërë të gjithë tepsinë dhe në anësore e ngrejmë pak më shumë brumin. Hedhim mbushjen në kek në mënyrë të njëtrajtshme. Pasi ta kemi bërë këtë, vendosim pjesën tjetër të brumit për ta mbuluar atë, dhe me kujdes bashkojmë pjesën e poshtme dhe të sipërme të brumit me duar. Me ndihmën e një thike mund të heqim pjesë ekstra. Hapim katër vrima kekut dhe e lyejmë pjesën e sipërme me qumësht. Spërkasim sheqerin mbi qumësht, teksa është akoma e njomë. E pjekim kekun për 1 deri në 1 ¼ orë derisa korja të marë një ngjyrë të kaftë. Nëse gjatë pjekjes korja bëhet shumë kafe me kujdes e mbulojmë me letër alumini. E lëmë te ftohet deri në 15 minuta përpara se t’a servirim. Kjo është e gjitha. Ju bëftë mirë!
Përbërësit:
– 4 filxhane miell
– 2 lugë caji kripë
– 1 lugë gjelle sheqer
– pak fryrës keku (sode)
– ½ filxhan me ujë të ftohtë
– 1 vezë
– 1 lugë gjelle uthull e bardhë
Për pjekjen duhen:
– 4 lugë gjelle qumësht
– 4 lugë gjelle sheqer

Advertisement

No comments.

Leave a Reply