Si të gatuajmë kërpudha me pesto Genovese dhe mozzarella

Si të gatuajmë “Kërpudha me pesto Genovese dhe mozzarella” – Receta gatimi për “Kërpudha me pesto Genovese dhe mozzarella”. Për të gatuar kërpudha me pesto Genovese dhe mozzarella veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim në vaj qepën dhe bishtat e grirë të kërpudhave deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. I heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen pak. Shtojmë mascarponen, peston, lëkurën e limonit dhe mozzarella. Lyejmë një tepsi të vogël me vaj dhe vendosim në të kërpudhat. Ndajmë mbushjen midis kërpudhave, i mbulojmë me thërimet e bukës dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 25 minuta. I shërbejmë me një sallatë sipas dëshirës.

kerpudha dhe mozzarella

Përbërësit:

– 2 lugë gjelle vaj ulliri + pak për të lyer tepsinë
– 1 qepë e grirë
– 4 kërpudha të mëdha të cilave u kemi hequr bishtin dhe ua kemi grirë
– 100 gr mascarpone
– lëngu dhe lëkura e ½ limoni
– 4 lugë gjelle pesto Genovese (sa më e freskët aq më e mirë)
– 130 gr mozzarella e thërmuar
– 25 gr bukë e thërmuar
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply