Si të gatuajmë kofshë qengji në furrë

Si të gatuajmë “Kofshë qengji në furrë” – Receta gatimi për “Kofshë qengji në furrë”. Për të gatuar kofshë qengji në furrë veprojmë në këtë mënyrë: Shpërndajmë karrotat, gjethet e dafinës dhe qepët në një tepsi. I spërkasim me kripë dhe 2 lugë vaj ulliri. I bëjmë kofshës 20 të çara me majën e një thike. Fusim në çdo të çarë nga gjysëm thelpi hudhër dhe një degë të vogël rozmarinë. Spërkasim me kripë, vajin e ullirit dhe fërkojmë që të marinohet kudo mishi. Vendosim kofshën në qendër të tepsisë me karrota dhe qepë. E spërkasim me verë të bardhë dhe e pjekim në furrë në 160 gradë për rreth 2 orë ose deri sa të bëhet. Gjatë pjekjes i përziejmë 2 herë perimet dhe kthejmë një herë mishin. Gjithashtu mund të jetë nevoja të shtojmë pak ujë. Ndërkohë kalojmë në blender bukën bashkë me hudhrat, lëkurën e limonit, trumëzën, majdanosin dhe pak kripë. Shpërndajmë thërrimet në një tepsi dhe e fusim në furrë rreth 15-20 minuta para përfundimit të pjekjes së qengjit, ose aq sa nevojitet për tu bërë krokante ato. Shërbejmë mishin të shoqëruar me thërrimet aromatike të bukës.

kofshe qengji ne furre

Përbërësit:
– 100 gr bukë e bardhë
– 2 thelpinj hudhër të grira
– lëkura e 1 limoni
– 1 lugë çaji gjethe trumëze ose gjethe rozmarine të grira
– 1 tufë e vogël majdanos, e grirë
– 5 karrota të prera në copa
– 2 qepë të prera në copa
– 4 gjethe dafine
– 1 tufë e vogël rozmarinë
– 10 thelpinj hudhër të prera në gjysëm
– 4 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 kofshë qengji
– 100 ml verë e bardhë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply