Si të gatuajmë “Lazanja me salcë”

Si të gatuajmë “Lazanja me salcë” – Receta gatimi për “Lazanja me salcë”. Fillimisht përgatisim salcën: në enën e mikserit fusim borzilokun. Shtojmë parmixhanin dhe kaçkavallin e grirë, tre thelpinj hudhër të copëtuar, thelpinjtë e arrave, një gotë vaj ulliri, kripë, piper të bluar dhe e grijmë në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze. Ziejmë në ujë të bollshëm lazanjat (uji duhet të jetë i kripur dhe më mirë shkojnë lazanjat e bardha sesa ato të gjelbra me spinaq). I ziejmë, dhe më pas i vendosim në një pëlhurë dhe i lëmë të thahen. Në shtresat e lazanjës shtrojmë salcën dhe në çdo shtresë hedhim pak gjalpë. Pasi të mbarojmë me salcën, shtrojmë djathin dhe gjalpin. Nëse është e nevojshme mund ta hollojmë salcën me pak ujë nga të makaronave. E vendosim në furrë në 180 gradë dhe e lëmë derisa shtresa e sipërme e lazanjës të ketë marrë ngjyrë. E shërbejmë të nxehtë në tryezë. Ju bëftë mire!

lazanja me salcePërbërësit:
* 300 gr lazanja të thata
* 50 gr thelpinj arrash
* borzilok
* 3 thelpinj hudhre
* 700 gr djathë parmixhan të grirë
* 50 gr djathë kaçkavall të grirë
* vaj ulliri

* piper të bluar, kripë, gjalpë.

Advertisement

No comments.

Leave a Reply