Si të gatuajmë pudingë franceze me fruta të pyllit

Si të gatuajmë “Pudingë Franceze me fruta të pyllit” – Receta gatimi për “Pudingë Franceze me fruta të pyllit”. Nxehim furrën në 180 gradë lyejmë me gjalpë një tepsi me diametër 20-25 cm. shpërndajmë frutat e pyllit në të. Përziejmë mirë bashkë të gjitha materialet e brumit me ndihmën e një mikseri. Hedhim brumin mbi frutat e pyllit. Pjekim për 20-25 minuta. E shërbejmë të ngrohtë. Në vend të frutave të pyllit mund të përdorim fruta të tjera sipas dëshirës. Kjo vlen dhe për bajamet.

embelsire franceze

Përbërësit:
– pak gjalp i shkrirë
– 400 gr fruta të pyllit të ngrira
Për brumin:
– 50 gr bajame të grira
– 2 lugë gjelle miell
– 100 gr sheqer kaf (në mungesë të tij përdorim 90 gr sheqer të zakonshëm)
– 2 vezë
– 2 të verdha vezësh
– 250 ml kreëm qumështi

Kjo është një super ëmbëlsirë Franceze që të shkrin në gojë dhe të bën të ënderrosh… Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply