Si të gatuajmë qofte me ton dhe misër

Si të gatuajmë “Qofte me ton dhe misër” – Receta gatimi për “Qofte me ton dhe misër”. Ziejmë patatet ne ujë me kripë deri sa të bëhen. I kullojmë dhe i lëmë të avullojnë lagështirën e tepërt. I hedhim në një tas dhe i bëjmë pure. Shtojmë majonezën, tonin, misrin, piper dhe erëzat e freskëta. Punojmë mirë me dorë që të unifikohet përzieria. Provojmë shijen për kripë dhe shtojmë po të jetë e nevojshme. Formojmë disa qofte petashuqe. I vëmë të ftohen në frigorifer që të mpiksen. I zhysim qoftet në vezë. I kthejmë nëse është e nevojshme që të mbulohet tërë sipërfaqja. I nxjerrim nga veza dhe i kalojmë në bukën e thërmuar. Kujdesemi që të mbulojmë gjithë sipërfaqet me thërrime buke. I vëmë përsëri në frigorifer për rreth 15 minuta. Nxehim vajin në zjarr të mesëm dhe skuqim qoftet për 2-3 minuta nga secila anë. I vendosim në një pjatë me letër kuzhine që të thithë yndyrën e tëpërt. Shërbejmë të shoqëruara me sallatë gjethesh të freskëta dhe majonezë.

qofte me ton dhe miser

Përbërësit:
– 450 gr patate të prera në copa
– 2 lugë gjelle majonezë
– 300 gr ton konservë i kulluar
– 200 gr misër konservë i kulluar
– 1lugë gjelle majdanos i grirë
– ½ lugë gjelle kopër i grirë
– Kripë
– Piper
– Vaj misri për skuqje
– 2 vezë të rrahura lehtë
– Bukë e thërmuar

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply