Si te gatuajme sallatë me kunguj, shparguj dhe bizele

Si te gatuajme “Sallatë me kunguj, shparguj dhe bizele” – Receta gatimi për “Sallatë me kunguj, shparguj dhe bizele”. Për të gatuar sallatë me kunguj, shparguj dhe bizele veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim në një tigan pa vaj farat e susamit deri sa të marrin ngjyrë kafe. Presim pjesen e fundit, të fortë të shpargujve dhe qërojmë 2/3 e gjatësisë së pjesës së ngelur. I gatuajmë ata në avull ose në ujë me kripë për 3 minuta. I hedhim menjëherë në një ene me ujë të ftohtë. Ziejmë bizelet në ujë me kripë për rreth 3 minuta dhe pastaj i kullojmë. Presim kungujt në feta me trashësi rreth 0.5 cm. I marinojmë ato me kripë dhe vaj ulliri. I pjekim në zgarë shumë të nxehtë bashkë me shpargujt deri sa të marrin ngjyrë. Presim shpargujt në copa me gjatësi rreth 5 cm. Përziejmë shpargujt me bizelet, rukolën, kungujt, djathin, lëkurën e limonit dhe pak kripë. Spërkasim me vajin e ngelur të ullirit dhe susamin. Shërbejmë menjëherë.

sallate

Përbërësit:

– 1 lugë çaji fara susami
– 140 gr shparguj
– 50 gr bizele
– 200 gr kunguj
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 50 gr gjethe rukola
– 40 gr djathë dele
– lëkura e grirë e 1 limoni
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply