Si të gatuajmë sallatë me lakër, karrota, qepë të njoma dhe djathë

Si të gatuajmë “Sallatë me lakër, karrota, qepë të njoma dhe djathë” – Receta gatimi për “Sallatë me lakër, karrota, qepë të njoma dhe djathë”. Për të gatuar sallatë me lakër, karrota, qepë të njoma dhe djathë veprojmë në këtë mënyrë: Heqim dy shtresat e jashtme të lakrës, e ndajmë në gjysëm, përsëri në gjysëm dhe pastaj e presim në feta sa më të holla që të mundemi. E hedhim në një tas të përshtatshëm dhe shtojmë karrotën, qepën e kuqe, majonezën, kosin, mustardën, 2/3 e qepëve të njoma dhe kripën. Përziejmë mirë dhe shërbejmë të garnirur me pjesën tjetër të qepëve të njoma.

sallate

Përbërësit:
– 1 lakër e bardhë (300-400 gr)
– 1 karrotë e grirë në vrimat e trasha të rendes
– 1 qepë e kuqe e prerë në feta të holla
– 3 lugë gjelle majonezë e cilësisë së mirë
– 2 lugë gjelle kos
– 1 lugë çaji mustardë
– 2 qepë të njoma të prera në feta të hola
– 100 gr djathë kaçkavall i maturuar, i grirë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply