Si të gatuajmë sallatë me ton, shparguj dhe fasule

Si të gatuajmë “Sallatë me ton, shparguj dhe fasule” – Receta gatimi për “Sallatë me ton, shparguj dhe fasule“. Për të gatuar sallatë me ton, shparguj dhe fasule veprojmë në këtë mënyrë: Heqim me ndihmën e një qëruese patate lëkurën e pjesës së poshtme të shpargujve. I ziejmë ata në ujë me kripë për rreth 3-4 minuta. I kullojmë dhe i kalojmë menjëherë në një enë me ujë të ftohtë. Pasi të ftohen plotësisht i nxjerrim dhe i presim në copa me gjatësi rreth 4 cm. Përziejmë në një tas gjithë materialet e sallatës, rregullojmë shijen për kripë dhe shërbejmë.

sallate me ton

Përbërësit:
– 1 tufë shparguj (rreth 500 gr)
– Rreth 400 gr ton konservë
– 1 qepë e kuqe e prerë në feta shumë të holla
– 2 lugë gjelle capperi
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 lugë gjelle uthull e kuqe
– 2 lugë gjelle estragon i grirë (në mungesë të tij mund të përdorni majdanos)
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply