Si të gatuajmë sallatë të lehtë me cous cous

Si të gatuajmë “Sallatë të lehtë me cous cous” – Receta gatimi për “Sallatë e lehtë me cous cous”. Për të gatuar sallatë të lehtë me cous cous veprojmë në këtë mënyrë:

Hedhim cous cous-in në një tas të përshtatshëm dhe e mbulojmë me lëngun e perimeve. E mbulojmë me selofan ose kapak dhe e lëmë të rrijë për rreth 10 minuta. E zbulojmë, e përziejmë lehtë me një pirun dhe shtojmë materialet e tjera, me përjashtim të farave të pishës. Përziejmë me kujdes, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë të spërkatur me farat e pishës.

Përbërësit:
– 100 gr cous cous
– 200 ml lëng shumë i nxehtë perimesh, të cilit i kemi hedhur pak kripë (në mundesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë, por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 2 qepë të njoma të prera në feta të holla
– 1 spec i kuq i prerë në feta të holla
– ½ trangull i prerë në gjysëm dhe pastaj në feta të holla
– 50 gr djathë dele i thërmuar
– 2 lugë gjelle pesto Genovese (sa më e freskët, aq më mirë)
– 2 lugë gjelle fara pishe të pjekura
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

sallate me cous-cous

Advertisement

No comments.

Leave a Reply