Si të gatuajmë spaghetti me vongole

Si të gatuajmë “Spaghetti me vongole” – Receta gatimi për “Spaghetti me vongole”. Shpëlajmë vongolet shumë mirë në ujë të rrjedhshëm. Flakim ato që janë të dëmtuara ose të hapura. Nxehim vajin në një tigan të thellë. Skuqim në të hudhrën bashke më specin djegës për rreth 30 sekonda. Shuajmë me verë të bardhë. Shtojmë vongolet, domaten dhe kungujt. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të gatuhet për rreth 4 minuta, ose deri sa të hapen vongolet. Ndërkohë kemi zierë spaghettit “al dente”. I Kullojmë dhe i shtojmë bashkë me majdanosin në tiganin ku kemi vongolet. Përziejmë mirë. Kontrollojmë dhe rregullojmë shijen me kripë po të jetë nevoja (vongolet do të nxjerrin lëng të kripur, kështu që ka shumë mundësi të mos duhët kripë shtesë). Shërbejmë të shoqëruar me bukë të thekur për ta ngjyer ne lëngun e vongoleve.

spaghetti me vongole

Përbërësit:
– 140 gr spaghetti
– 500 gr vongole të gjalla
– 2 domate të prera në kubikë të vegjël
– 4 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 thelpi e madhe hudhër, e grirë
– 1 spec djegës I grirë hollë
– 1 kungull I prerë në kubikë të vegjël
– ½ gotë verë e bardhë
– ½ tufë majdanos e prerë hollë

Advertisement

No comments.

Leave a Reply