Si të gatuajmë “Supë me brokoli dhe gorgonzola” – Receta gatimi për “Supë me brokoli dhe gorgonzola”. Zbusim qepën në vajin e ullirit, në një tenxhere të përshtatshme, në zjarr të ulët. Shtojmë lëngun e perimeve, patatet dhe pak kripë. E lemë të ziejë në zjarr të ulet deri sa të bëhet patatja. Shtojmë brokolin, gjysmën e djathit, dhe kremin e qumështit. E lëmë të gatuhet për rreth 4 minuta nga momenti që do të marrë përsëri valë. E heqim nga zjarri dhe e kalojmë në blender deri sa te behet totalisht pure. Kontrollojmë shijen për kripë dhe rregullojmë po të jëtë nevoja. Shërbejmë me pjesën tjetër të djathit të thërmuar sipër.
Përbërësit:
– 20 ml vaj ulliri
– 1 qepë e madhe e prerë në copa të mëdha
– 1 patate e madhe, e qëruar dhe e prerë në copa të mëdha
– 800 ml lëng perimesh, ose në mungesë të tij ujë I nxehtë
– 200 ml krem qumështi
– Rreth 300 gr brokoli I pastruar dhe I prerë në copa
– 100 gr gorgonzola e copëtuar
– kripë
Një supë “bombë” e vërtetë vitaminash dhe e shpejtë në të bërë… Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!