Si të gatuajmë supë me kërpudha porçini

Si të gatuajmë “Supë me kërpudha porçini” – Receta gatimi për “Supë me kërpudha porçini”. Hedhim ujë të valuar mbi kërpudhat porcini deri sa të mbulohen. Nxehim gjysmën e gjalpit në një tenxhere dhe zbusim në të qepën në zjarr të ulët. Kullojmë kërpudhat porçini dhe i shtojmë bashkë me kërpudhat e tjera në tenxheren ku po skuqim qepët. Vazhdojmë të gatuajmë deri sa të shterojë plotësisht lëngu që ato do të nzjerrin. Shtojmë hudhrën, përziejmë disa herë, dhe shtojmë lëngun e perimeve dhe lëngun ku u zbutën kërpudhat, pasi ta kemi kaluar në një sitë të hollë. Gatuajmë për rreth 20 minuta. Shtojmë kremin e qumështit dhe e lëmë të marrë valë dhe një herë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e kalojmë në blender deri sa të bëhet totalisht kremoze. Skuqim kubet e bukës në gjalpin e ngelur deri sa të marrin ngjyrë kafe të hapur. I vëmë mbi një letër kuzhine që të lëshojne yndyrën e tepërt. Ngrohim supën përsëri, po të jetë nevoja, dhe e shërbejmë nëpër tasa. Spërkasim me pak chives të prerë hollë, vaj tartufi dhe bukë të thekur.

supe me kerpudha

Përbërësit:
– 25 gr kërpudha porçini të thata
– 50 gr gjalpë
– 1 qepë e grirë hollë
– 1 thelpi hudhër e grirë hollë
– 2 degë trumëz
– 400 gr kërpudha të freskëta
– 850 ml lëng perimesh, ose në mungesë të tij, ujë
– 200 ml krem qumështi
– rreth 100 gr bukë e vjetër e prerë në kubikë
– Chives, ose qepujka shumë të freskëta
– kaj ulliri me aromë tartufi (ka te conad-I ose te pazari I ri) ose, në mungesë të tij, vaj ulliri I thjeshtë,
– kripë

E shijshme dhe me kalori – një supë për të gjithë familjen. Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply