Si të gatuajmë supë me rrënjë seleri dhe dardhë

Si të gatuajmë “Supë me rrënjë seleri dhe dardhë” – Receta gatimi për “Supë me rrënjë seleri dhe dardhë”. Skuqim qepën në zjarr të ulët, në një tenxhere, me pak vaj ulliri. Kur të fillojë të marrë ngjyrë qepa shtojmë dardhat, selerin, lëngun e perimeve dhe pak kripë. Gatuajmë në zjarr të ulët deri sa të zbutet seleri. Kalojmë supën në blendër deri sa të bëhet kremoze. Kontrollojmë shijen dhe rregullojmë po të jetë nevoja. Sherbejmë të spërkatur me majdanos të grirë hollë.

supe me rrenje seleri dhe dardhe

Përbërësit:

– vaj ulliri
– 4 qepë të vogla të grira hollë
– 2 thelpinj hudhër të grirë hollë
– 30-40 gr ginger i qëruar dhe i prerë ne feta të holla
– 1 rrënjë seleri rreth 800 gr, e qëruar dhe e prerë në copa të trasha (rrënjë seleri mund të gjeni te conad, euromax, ose te pazari i ri)
– 4 dardha të qëruara dhe të prera ne 8 copa
– 1 lt lëng perimesh, ose në mungesë të tij ujë
– 1 tufë majdanos, e prerë hollë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply