Si të gatuajmë “Tavë kosi”

Si të gatuajmë “Tavë kosi” – Receta gatimi për “Tavë kosi”. Tava e kosit është një pjatë tradicionale gjelle që gatuhet me mish qingji ose dashi. Nëse përdorim qingjin, e pjekim direkt, ndërsa dashin e ziejmë më parë dhe rreth 10 minuta para se ta heqim nga zjarri, shtojmë orizin që na duhet për këtë recetë. Mishin e qingjit me copa e vendosim në një tavë me gjalpin dhe e vemë në furrë. Here pas here i shtojmë pak ujë që të mos thahet. Pasi piqet e heqim nga furra. Ndërkohë kavërdisim miellin që të zverdhet por jo të skuqet dhe i shtojmë lëngun e mishit të holluar me ujë e më pas orizin dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të krijohet një salcë pak e trashë. E heqim nga zjarri dhe pasi të ftohet, i shtojmë kosin, vezët dhe kripën, dhe më pas përzihen mirë. E hedhim në tavë sipër copave të mishit dhe sipas dëshirës i hedhim pak gjalpë për erë. E fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë në 220° derisa të krijojë sipër një cipë të kuqerreme aty- këtu. Mund të ziejmë dhe mishin e qingjit njësoj si të dashit, por mishi i pjekur i jep tjetër shije. Ju bëftë mirë!

tave kosi

Përbërësit:
– 1/2 kg mish
– 2 luge gjalpë
– 2 vezë
– 2 lugë miell
– 3 gota kos
– 1-2 lugë oriz
– kripë

Advertisement

No comments.

Leave a Reply