Si te gatuajme ose pergatisim salce kosi ose xaxiq- Receta gatimi per salce kosi.
Keshilla: si te pergatitim salcen e kosit
Ne vijim te ideve dhe recetave per vitin e ri apo per festa,ja dhe disa ide mbi perdorimin e salces se kosit:
Per pergatitjen e salces se kosit nuk duhet as shume pune dhe as shume kohe,duhet thjesht te perzgjedhim cilesine e kosit ne baze te shijes sone te preferuar.nese do te preferonim nje salce te embel duhet te kemi kujdes ne zenien e kosit,mos ta leme shume ore te mbuluar pasi thartohet,per ato amvisa qe e bejne vete…
Pra perzgjedhja eshte pika e pare.
Se dyti marrim nje nape apo garze te cilen e kemi qepur duke formuar nje traste te vogel,ne te cilen do te hedhim kosin dhe do ta leme te kulloje,duke patur kujdes qe te mos ngelet shume e thate.
Pasi salca ka arritur trashesine e preferuar,e hedhim ne nje tas,e kripim sipas deshires dhe eshte gati per te pasuruar tryezen tone duke u servirur ne forma nga me te ndryshmet.Ja disa ide:
- Tarator ose salce kosi e perzier me vaj ulliri,hudhra,kastravec,koper.
- salce kosi e servirur ne nje pjate,e shtypur ne siperfaqe me nje pirun lehtas,per zbukurim dhe e perzier me nje luge vaj ulliri.me pas rreth e rrotull pjates mund te veme te distancuar nga njeri tjetri ullinj te zinj pa fara.Per ata qe preferojne pikanten mund te sperkatni pak pluhur speci djegez,ose thjesht piper te kuq.
- thekim buken mire ne te dy anet dhe e lyejme me salcen e kosit te perzier me ereza te ndryshme ,nese deshirojme shtojme copeza domateshj te prera holle.Shume te shijshme dhe te ushqyeshme edhe per femijet e vegjel.
- tjeter ide:perziejme ne nje tas gjysem lakre te kuqe,te grire holle (zhylien) me nje gote uji salce,pak koper,thelpinj hudhre,vaj ulliri dhe kripe sipas deshires.
- Pergatitim disa krepa apo petulla te fshira si i quajme ne dhe mund ti mbushim,perveç salces, edhe me copa mishi derri apo te llojit te preferuar