Receta gatimi per omletë franceze

Si te gatuajme “Omletë Franceze” – Receta gatimi për “Omletë Franceze”. Për të gatuar omletë franceze veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë vezët me parmigianon, kripë dhe piper. Nxehim gjalpin në një tigan në zjarr të mesëm. Hedhim vezët në tigan dhe i lëmë të gatuhen për rreth 20 sekonda. I përziejmë lehtë me një lugë druri deri sa të fillojë të mpiksen vezët. I spërkasim me erëzat e freskëta. Dhe e tundim pak tiganin që të ketë strukturë sa më të njëtrajtëshme veza. Ngremë lehtë me një shpatull të përshtatshme dhe e palosim njërën anë të omeletës deri në rreth 1/3 e përmasave të saj. E përsërisim dhe dy herë procedurën që të mbështillet në vetvete e githë omeleta. E heqim nga zjarri dhe shërbejmë menjëherë. Omleta perfekte s’duhet të jetë e gatuar plotësisht port ë lihet pak e qulët në qendër.

omlete franceze

Përbërësit:
– 3 vezë të rrahura lehtë
– 1 lugë çaji gjalpë
– 1 lugë çaji parmigiano i grirë
– 1 lugë çaji erëza të freskëta të grira
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply