Tarator me kos, nje recete e thjeshte dhe mjaft e shendetshme ne ditet e nxehta te veres.
Përbërësit Tarator me kos:
- 1 kastravec,
- disa thelpinj hudhra,
- 3-5 lugë vaj ulliri,
- uthull sipas dëshirës,
- kripë,
- piper,
- koper.
Pergatitja Tarator me kos:
Në një tas grijmë kastravecin hollë, shtojmë hudhrat të shtypra, kripë dhe pak vaj. Në një enë tjetër rrahim kosin, e hollojmë me pak ujë dhe e hedhim pak e nga pak ne tasin ku kemi grirë kastarvecin. Në fund, taratorin e rregullojmë me vaj ulliri, kopër të grirë, piper të zi. Sipas dëshirës mund ti hedhim pak limon, ose açeto të bardhë, ose limon për ta bërë më majosh.