Si te gatuajme filetë pule me djathë dhie dhe domate të vogla

Si te gatuajme “Filetë pule me djathë dhie dhe domate të vogla ” – Receta gatimi për “Filetë pule me djathë dhie dhe domate të vogla”. Për të gatuar filetë pule me djathë dhie dhe domate të vogla veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë djathin e dhisë me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe borzilokun. I shpojmë filetat e pulës për së gjati deri në 2/3 e thellësisë së tyre. I hapim pak me gisht dhe i mbushim me djathin e dhisë. I maronjmë filetat e pulës me kripë, piper dhe vaj ulliri. I vendosim në një tepsi dhe hedhim domatet rreth tyre. I spërkasim domatet me hudhër, kripë, piper, vere e vaj ulliri dhe pastaj i përziejmë lehtë. E fusim tepsinë në furrë të nxehtë në 180 gradë dhe e pjekim për rreth 30 minuta ose deri sa filetat të bëhen në tërë trashësinë e tyre.

fileto pule

Përbërësit për 4 persona:

– 4 fileta pule
– 150 gr djathë i fortë dhie i thërmuar
– 1 lugë çaji borzilok i grirë
– 500 gr domate të vogla të prera në gjysëm (pomdorini)
– vaj ulliri
– 2 thelpinj hudhër të grira
– kripë
– piper i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply