Si të gatuajmë gjyveç me oriz

Si të gatuajmë “Gjyveç me oriz” – Receta gatimi për “Gjyveç me oriz”. Për të gatuar gjyveç me oriz veprojmë në këtë mënyrë: Do të veprojmë si në çdo ragu. Presim mishin dhe e skuqim me gjalpin e qepën. Pastaj hedhim purenë e domates me pak ujë. Shtojmë ujin e duhur dhe i vëmë të ziejnë. Ndërkohë para se të ziejë mishi, lajmë orizin e shtrojmë në një tepsi. I radhitim copat e mishit në të, hedhim kripë e më pas lëngun e mishit dhe I vëmë në furrë të piqen deri në 25 minuta. Që të na dalë orizi i mirë si kokrrat e pilafit të zier, duhet të kemi parasysh që lëngu i mishit të jetë i mjaftueshëm. Për të qenë të sigurt ka një raport, një pjesë oriz dhe tre lëng mishi.

oriz

Për 4 persona nevojiten:

– ½ kg mish
– 300 gr oriz
– 100 gr gjalpë
– 30 gr pure domate
– 1 kokërr qepë
– pak kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply