Si te gatuajme mish vici me perime – Receta gatimi

mish vici me perimeSi te gatuajme mish vici me perime – Receta gatimi per gjelle mish vici me perime – Perbersit e gjelles mish vici me perime

Mish viçi me perime

Kjo recetë është ideale për të gatuar pjesët e forta të vicit dhe për ti bërë ato super të shijshme dhe të buta.

Përbëresit:
2 shkopinj seleri të prera në copa të mëdha
1 qepë e grirë hollë
2 karrota të mëdha të prera në mes për së gjati dhe pastaj në copa të mëdha
5 gjethe dafine
3 degë trumëz (në mungesë të saj përdorim rozmarinë)
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle salcë domate e koncentruar
800 gr mish vici të përshtatshëm për gatim në tenxhere (pulpë, kofshë, shpatull ose qafë)
Kripë

Pergatitja:
Nxehim vajin e ullirit në një tenxhere. Hedhim në tenxhere qepët, karrotat dhe selerin. Skuqim në zjarr të mesëm deri sa të fillojë të marrë ngjyrë të lehtë kafe qepa. Shtojmë miellin dhe përziejmë për rreth 1 minutë. Hedhim 2 gota ujë dhe salcën e domates. I japim valë duke përzierë vazhdimisht. Shtojmë mishin, gjethet e dafinës dhe kripë. Shtojmë ujë deri sa të mbulohet mishi. Gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 2 orë, ose deri sa të zbutet mirë mishi. Nëse në këtë pikë salca s’është zbutur akoma, e lëmë të vlojë të zbuluar në zjarr të fortë deri sa te arrijmë trashësinë e dëshiruar të salcës. Rregullojmë shijen me kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë.

Ju befte mire nga Sitegatuajme.net

Advertisement

No comments.

Leave a Reply