Mish viçi me kikirikë

Si te gatuajme mish vici – Receta gatimi per te gatuar mishin e  vicit me kikirik.

Përgatitja

Mishin e presim në copë sikur për gullash dhe mbi të hedhim kripë. Shtojmë edhe një të bardhë të vezës dhe përziejmë.

Në tenxheren me ujë të valuar e vëmë kubin e supës së gatshme të viçit. E grijmë gjysmën e qepës.

Kastravecin e presim në copë të holla e të gjata. Në tavën vëmë vaj për t’u nxehur, pastaj hedhim kikirikët për skuqje. Pasi skuqen kikirikët, tavën e largojmë nga zjarri dhe kikirikët i nxjerrim nga tava. Tavën e kthejmë në zjarr dhe shtojmë në të vaj.

Në enën me mish shtojmë disa lugë niseshte të zbutur në ujë dhe mishin e vëmë në tavë për skuqje. Pas një kohe të shkurtër, tavën e heqim nga zjarri dhe përmbajtjen nga tava e derdhim në një enë nëpërmjet kullojës. Tavën e kthejmë në zjarr dhe në të e kthejmë lëngun që u kullua nga mishi. Në tavë i vëmë copët e kastravecit, mishin dhe kikirikët e skuqur dhe përziejmë.

Në një enë të thellë e vëmë soja sosin, qepën e grirë, verën e bardhë dhe niseshtenë e zbutur të mbetur. Përziejmë dhe shtojmë një lugë keçap djegës. Edhe këtë përmbajtje e shtojmë në tavën në zjarr. Përziejmë dhe e largojmë tavën nga zjarri.

Në pjatën për servirje vëmë oriz të zier në formë kurore. Në mes të kurorës vëmë nga mishi i viçit me kikirikë. Qepën e mbetur, të prerë në feta të holla, e rendisim në dy skajet e pjatës për servirje.

Në disa vende, mbi orizin hedhin keçap djegës. Zbukurimin e përfundojmë me degë nenexhiku në mes të pjatës.

Përbërësit:

* 600 gr mish viçi
* 100 gr kikirikë
* 1 kokë qepë
* sos soje
* 1 lugë niseshte
* 2-3 lugë salcë domatesh (keçap djegës)
* 1 vezë
* 1 copë kastravec
* 1 lugë kafeje sheqer
* 1 kub supë e gatshme
* vaj, kripë dhe piper i zi.

Advertisement

No comments.

Leave a Reply