Si të gatuajmë pilaf me lulelakër dhe qiqra

Si të gatuajmë “Pilaf me lulelakër dhe qiqra” – Receta gatimi për “Pilaf me lulelakër dhe qiqra”. Për të gatuar pilaf me lulelakër dhe qiqra veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepët në zjarr të mesëm deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë orizin, lulelakrën, qiqrat, pak kripë, pluhurin curry dhe përziejmë mirë. Shtojmë lëngun, i japim valë, ulim zjarrin dhe gatuajmë në zjarr shumë të ulët për rreth 15 minuta ose deri sa të jetë absorbuar i gjithë lëngu. Heqim nga zjarri, i shtojmë bajamet, majdanosin dhe shërbejmë.

pilaf

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle vaj misri
– 2 qepë të mëdha të prera në feta të holla
– 1 lugë çaji pluhur curry
– 200 gr oriz basmati
– 350 gr lulelakër e prerë në copa sipas luleve
– 400 gr qiqra konservë të kulluara
– 500 ml lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 50 gr bajame te prera në feta dhe të thekura
– 2 lugë gjelle majdanos i grirë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply