Si te gatuajme pulё tё pjekur me speca dhe djathё dele

Si te gatuajme “Pulё tё pjekur me speca dhe djathё dele ” – Receta gatimi për “Pulё tё pjekur me speca dhe djathё dele”. Për të gatuar pulё tё pjekur me speca dhe djathё dele veprojmë në këtë mënyrë: Pёrziejmё hudhrёn e grirё mё vajin e ullirit, rigonin, pak kripё dhe lёngun e limonit. E spёrkasim pulёn mirё me kripё dhe e marinojmё me gjysmёn e vajit qё pёrgatitёm. E pjekim nё furrё nё 180 gradё pёr rreth 30 minuta. Ndёrkohё marinojmё perimet bashkё me thelpinjtё e hudhrёs me kripё dhe pjesёn tjetёr tё vajit. Pasi tё kalojmё 30 minutat i shtrojmё nё tepsi dhe e fusim atё pёrsёri nё furrё nё 180 gradё pёr rreth 1 orё. E nxjerrim pulёn nga tepsia dhe e mbulojmё me letёr alumini. Shtojmё nё tepsi qiqrat, fetat e limonit, nenexhikun dhe djathin e deles, i pёrziejmё me kujdes me perimet dhe e fusim nё furrё dhe pёr 10 minuta tё tjera.

pule e pjekur

 

Pёrbёrёsit:
– 3 thelpinj dhudhёr tё grira
– 10 thelpinj hudhёr tё plota
– 2 lugё gjelle rigon
– lёngu i 1 limoni
– 1 limon i prerё nё feta
– 4 lugё gjelle vaj ulliri
– 1 pulё rreth 1.5 kg
– 3 speca tё kuq tё mёdhenj tё prera nё copa
– 3 qepё tё kuqe tё vogla tё prera nё feta
– 4 kunguj tё prerё ne feta tё trasha
– 2 lugё gjelle nenexhik i grirё
– 200 gr djathё dele i thёrmuar
– 400 gr qiqra konservё tё kulluar (nёse duam)
– kripё

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

 

 

Advertisement

No comments.

Leave a Reply