Si te gatuajme “Pulë të pjekur me kos, limon dhe hudhër” – Receta gatimi për “Pulë të pjekur me kos, limon dhe hudhër“. Për të gatuar pulë të pjekur me kos, limon dhe hudhër veprojmë në këtë mënyrë: Spërkasim pulën me kripë të bollshme. Përziejmë gjalpin me gjysmën erëzave dhe hudhrën e grirë. Fërkojmë pulën mirë me këtë përzierie, duke futur dorën dhe midis lëkurës dhe mishit. Fusim ½ limoni dhe 1/2 kokë hudhër ne zgavrën e saj. Vendosim pulën në një tepsi bashkë me limonin dhe hudhrën dhe e pjekim në 180 gradë për rreth 1 orë. Ndërkohë përziejmë kosin me erëzat e tjera dhe pak kripë. nxjerrim pulën nga furra dhe i hedhim sipër kosin. E kthejmë përsëri në furrë dhe e pjekim për rreth 15 minuta akoma. E nxjerrim nga furra, e lëmë të rrijë e mbuluar me letër alumini dhe pastaj e shërbejmë.
Përbërësit:
– 1 pulë rreth 1.5 kg
– 2 limona të prera në gjysëm
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 2 kokë hudhër të prera në mes horizontalisht
– 50 gr gjalpë në temperaturë dhome
– nga ½ lugë çaji piper i bluar në moment, lëkurë limoni, nenexhik, kummel
– 200 gr kos
– kripë
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!
Gec
Apr 03. 2015
e kendshme