Si të gatuajmë qafë viçi e mbushur role

Si të gatuajmë “Qafë viçi e mbushur role” – Receta gatimi për “Qafë viçi e mbushur role”. Për të gatuar qafë viçi të mbushur role veprojmë në këtë mënyrë: Hiqet kocka nga pjesa e qafës si dhe membranat e dejet. Shtrihet në tavolinë (e larë mirë) në mënyrë që pjesa e brendshme e qafës të mbështetet në tavolinë. Priten pjesët e tepërta që mishit e marrë formën katrore të zgjatur pak, rrihet që të bëhet i njëtrajtshëm. Mbi sipërfaqen e mishit hidhet kripë dhe piper i shtypur trashë, specat e kuq të prera në kubikë, hudhrat e shtypura si dhe majdanoz i grirë hollë. Hidhen në mënyrë të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e mishit. Mbështillet mishi në formë cilindrike dhe lidhet me spango duke pasur kujdes që të ruhet trashësia uniforme e rolesë. Vendoset në tavë të përshtatshme,  të lyer me yndyrë, hidhen qepët me karotat pasi janë pastruar, larë e prerë në copa të mëdha. Lyhet mishi me yndyrë hidhet pak kripë dhe vendoset në furrë që gjatë kohës së pjekjes të spërkatët me pak lëng mishi, i cili mund të përfitohet nga kocka e pastruar dhe nga mbeturinat e mishit të pastruar. Kur përfundon pjekja , hiqet mishi dhe pasi ftohet pak hiqen spangot, priten në dy copa per racion dhe shërbehen me patate të fërguara ose zarzavate të ndryshme të ziera. Nëse shërbehet e ftohtë shoqërohet me sallatë jeshile në pjatë të veçantë. Sipër mishit hidhet salca.

qafe vici role

Për 6 persona nevojiten:

–    Mish  1250 kg, me gjithë kocka
–    Margarine 3 lugë
–    Speca të kuq 2 copë
–    Hudhra 5 thelpinj
–    Majdanoz 1 tufë
–    Kripe e piper
–    Qepë 1 kokërr të madhe
–    Karota 3 rrënjë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply