Si të gatuajmë qebap

Si të gatuajmë “Qebap” – Receta gatimi për “Qebap”. Për të gatuar qebap veprojmë në këtë mënyrë: Njomim bollgurin në 2 filxhanë ujë të vakët dhe e lëmë për rreth 2 orë. Në vazhdim, e shpëlajmë në kullesë me ujë të rrjedhshëm dhe e lëmë të kullojë mirë. Grijmë hollë qepën dhe e përziejmë me kimën (të cilën e ruajmë në frigorifer derisa të mbrujme qebapin), bollgurin, beharnat dhe majdanozin. E rregullojmë me kripë e piper dhe ë mbrujmë qebapët në formë të stërzgjatur. Shtrojmë qebapet në tepsi dhe i spërkatim me vaj ulliri. I pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për  rreth 20 minuta. Spërkatim pitet arabe me vaj ulliri dhe i pjekim lehtë në furrë. Presim qepën në feta të holla dhe e përziejmë me majdanozin dhe pak vaj ulliri. Presim domatet në feta të holla. Presim hollë sallatën jeshile. Shtrojmë pitet arabe nëpër pjata, hedhim sipër lëndët shoqëruese me qebapët dhe i servirim.

qebap

Për 4 persona nevojiten:

– 750 kg kimë qengji  (të kaluar 2 herë në makinën grirëse)
– 1 qepë
– 1 filxhan çaji bollgur
– ½ tufëz majdanoz i prerë hollë
– ½ lugë kafeje bahar pluhur
– ½ lugë kafeje kanellë
– vaj ulliri
– kripë e piper

Mund të shoqërohen me :

– 8 pite arabe
– 1 sallatë jeshile
– 1 qepë
– 2 domate
– ½ tufëz majdanoz i prerë hollë
– vaj ulliri

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply