Si të gatuajmë rigatoni me ton të pjekura në furrë (Pasta al forno)

Si të gatuajmë “Rigatoni me ton të pjekura në furrë” – Receta gatimi për “Rigatoni me ton të pjekura në furrë”. Nxehim furrën në 160 gradë. Ziejmë pastën në ujë më kripë rreth 2 minuta më pak se sa thonë udhëzimet e amballazhit. Bëjmë beshamel me gjalpin, miellin dhe qumështin. Heqim beshamelin nga zjarri dhe i shtojmë 200 gr guda. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Hedhim në enën e salcës rigatonit e kulluara, misrin, tonin dhe majdanosin. Përziejmë mirë dhe e transferojmë në një tepsi të lyer me gjalpë. Spërkasim sipër me djathin e mbetur. Pjekim në furrë për rreth 20 minuta ose deri sa djathi të keta shkrirë dhe të ketë marrë një ngjyrë kafe të hapur.

rigatoni me tono te pjekura ne furre

Përbërësit:
– 600gr rigatoni
– 50 gr gjalpë
– 50 gr miell
– 600 ml qumësht
– 250 gr guda
– 250 gr ton në ujë, konservë, të cilin e kemi kulluar
– 300 gr misër konservë, të cilin e kemi kulluar
– 1 tufë majdanos e grirë hollë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply