Si të gatuajmë sallatë me çikore dhe dardhë

Si të gatuajmë “Sallatë me çikore dhe dardhë” – Receta gatimi për “Sallatë me çikore dhe dardhë”. Lajmë fletët e çikoreve dhe I presim në shirita. Qërojmë dardhët dhe i presim në feta. I hedhim në një tas, i spërkasim me lëngun e limonit dhe i përziejmë që të mos nxihen. Shtojmë në fetat e çikores, majdanosin, pak kripë dhe vaj ulliri. Përziejmë me kujdes. Kontrollojmë dhe rregullojmë shijen po të jetë nevoja. Shërbejmë në një pjatë. Spërkasim me arrat e copëtuara dhe gorgonzola të thërmuar.

sallate me cikore dhe dardhe

Përbërësit:
– 2 çikore shumë të freskëta
– Dy dardhë
– Lëngu I ½ limoni
– ½ tufë majdanosi e prerë hollë
– 50 gr arra të copëtuara
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 70 gr gorgonzola

Advertisement

No comments.

Leave a Reply