Si të gatuajmë “Sallatë me qiqra, portokalle dhe djathë dele” – Receta gatimi për “Sallatë me qiqra, portokalle dhe djathë dele”. Përziejmë sa më mirë që të mundemi materialet e salcës në një tas të vogël. Qërojmë porokallin, e ndajmë në feta dhe i presim ato në gjysëm. Përziejmë në një tas të përshtatshëm të gjitha materialet e sallatës bashkë me salcën, dhe shërbejmë në një pjatancë.
Përbërësit:
– 1 portokalle
– 400 gr qiqra të zierë ose konservë (ka pothuajse në të gjithë supermarketet)
– 100 gr djathë dele
– gjethet nga një tufë e vogël majdanos
– gjethet nga një tufë e vogël nenexhik
– kripë
Për salcën:
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– lëngu i ½ portokalli
– 1 lugë gjelle uthull e bardhë
– shumë pak kripë
E shijshme, e shëndetshme dhe me pak kalori! Plot me vitamina dhe proteina të domosdoshme. Organizmi juaj do t’ju falenderojë… Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!